top of page

Arkitektura e qytetit

 

 

Qytet muze

 

   Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij.

​

   Në datën 8 Korrik te vitit 2008 Berati u rregjistrua në listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të  mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane. Berati, sipas Unesco-s është dëshmimtar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.

 

   Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

​

 

   Qyteti njihet për shtëpitë shumë ranë njëra - tjetrës dritaret e të cilave janë njëra mbi tjetrën. Pamje të ngjashme me të këtij qyteti mund të shihen në Melnik, BullgariGjirokastër dhe Catanzaro në Italy.

​

​

Ura e Goricës

​

   Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3m e gjatë, 5,3m e gjerë, ngrihet 10m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7m.

city1.jpg
city2.jpg
ura e gorices.jpg
bottom of page